Shqipëria do të vazhdojë të ketë performancë të lartë të rritjes ekonomike edhe në vitin 2019

Shqipëria do të vazhdojë të ketë performancë të lartë të rritjes ekonomike edhe në vitin 2019

Raporti i FMN-së për ekonominë në Evropë “Menaxhimi i rritjes në kohë të pasigurta”, i publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), e rendit Shqipërinë mes vendeve që kanë rritjen më të ulët të borxhit, inflacionit, apo deficitit.

Sipas raportit, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3,7% në vitin 2018, duke regjistruar rritjen më të lartë ekonomike pas Kosovës për vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton ATSH.

Shqipëria do të vazhdojë të ketë performancë të lartë të rritjes ekonomike edhe në vitin 2019 duke lënë pas Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnje Hercegovinën, sipas të dhënave të këtij raporti të FMN-së.