"Për ne, do të jetë kualiteti i duhur pasi është i shpejtë dhe agresiv"

“Për ne, do të jetë kualiteti i duhur pasi është i shpejtë dhe agresiv”

Trajneri i Romes, Paulo Fonseca është i gëzuar me transferimin e mbrojtësit të Manchester United, Chris Smalling.

Futbollisti anglez i është bashkuar gjigantit italian në formë huazimi për një vit, pasi nuk ka mundur të fitojë një vend të formacioni i “Djajve të Kuq”.

Fonseca tha se po kërkonin një mbrojtës dhe Smalling ishte i duhuri.

Po kërkonim një ekspert në mbrojtje, ka shumë lojë me Manchester United dhe është i duhuri. Për ne, do të jetë kualiteti i duhur pasi është i shpejtë dhe agresiv”, deklaroi ai.