Ky vikend do të sjellë derbi të mëdhenj në ligat evropiane të futbollit, ku spikasin takimet Liverpool vs Manchester United, Inter vs Milan dhe Atletico Madrid vs Barcelona

Ky vikend do të sjellë derbi të mëdhenj në ligat evropiane të futbollit, ku spikasin takimet Liverpool vs Manchester United, Inter vs Milan dhe Atletico Madrid vs Barcelona

Fundjava interesante do të fillojë me super-derbin anglez në mes të Liverpool-it dhe Manchester United-it, që zhvillohet të shtunën, në një ndeshje ku do të takohen dy ekipet më të trofeshme angleze.

Në ndeshjet e tjera të Premier Ligës, Chelsea udhëton të Crystal Palace, Arsenali udhëton te Watfordi, ndërsa Manchester City dhe Tottenhami luajnë si vendas ndaj Stoke City, respektivisht Bournemouth.

Edhe La Liga spanjolle sjell një nga ndeshjet më interesante në Evropë, ku ekipet pretendente për titull, Atletico Madridi dhe Barcelona, do të takohen të shtunën, ndërsa, Real Madridi këtë javë udhëton te Getafe.

Serie A ‘godet’ me tre super-ndeshje në këtë fundjavë, ku spikat takimi në mes të rivalëve të vjetër, Inter dhe Milan, të cilat takohen të dielën.

Por ky nuk është derbi i vetëm në Itali në këtë vikend, pasi të shtunën Juventusi e pret Lazio-n në Torino, ndërsa, Roma dhe Napoli do të takohen në kryeqytetin italian.

Ndeshje që tërheq interesim të madh do të jetë edhe ajo në mes të Dortmund dhe Leipzig në Bundesligë, ndërsa, aventura e Jupp Heynckes me Bayern Munich fillon ndaj Freiburg, në ‘Allianz Arena’.

Derbi do të ketë edhe në Ligue 1, ku kampioni Monaco udhëton drejt ekipit të famshëm francez Lyon të premten, ndërsa PSG luan si mysafir te Dijoni.

Premier Liga:

E shtunë

Liverpool vs Manchester United

Burnley vs West Ham

Crystal Palace vs Chelsea

Manchester City vs Stoke City

Swansea vs Huddersfield

Tottenham vs Bournemouth

Watford vs Arsenal

E diel

Brighton vs Everton

Southampton vs Newcastle

E hënë

Leicester vs West Brom

La Liga:

E premte

Espanyol vs Levante

E shtunë

Athletic Bilbao vs Sevilla

Getafe vs Real Madrid

Alaves vs Real Sociedad

Atletico Madrid vs Barcelona

E diel

Eibar vs Deportivo La Coruna

Girona vs Villarreal

Malaga vs Leganes

Betis vs Valencia

E hënë

Las Palmas vs Celta Vigo

Serie A:

E shtunë

Juventus vs Lazio

Roma vs Napoli

E diel

Fiorentina vs Udinese

Bologna vs Spal

Cagliari vs Genoa

Crotone vs Torino

Sampdoria vs Atalanta

Sassuolo vs Chievo

Inter vs Milan

E hënë

Verona vs Benevento

Bundesliga:

E premte

Stuttgart vs Koln

E shtunë

Mainz vs Hamburger

Bayern Munich vs Freiburg

Hannover vs Eintracht Frankfurt

Hertha Berlin vs Schalke

Hoffenheim vs Augsburg

Dortmund vs Leipzig

E diel

Bayer Leverkusen vs Wolfsburg

Werder Bremen vs Moenchengladbach

Ligue 1:

E premte

Lyon vs Monaco

E shtunë

Dijon vs PSG

Caen vs Angers

Guingamp vs Rennes

Lille vs Troyes

St Etienne vs Metz

Toulouse vs Amiens

E diel

Bordeaux vs Nantes

Montpellier vs Nice

Strasbourg vs Marseille