Historia gjithëpërfshirëse e futbollit tonë

Historia gjithëpërfshirëse e futbollit tonë

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sot është promovuar monografia “Futbolli i Kosovës”, me autor Azem Brovinën.

Brovina tregoi se ka punuar rreth 8 muaj për të përpiluar në tërësi këtë monografi, dhe iu kanë dashur rreth 800 orë për të sistemuar materialin.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, tha se monografia e Azem Brovinës nuk do të ishte e plotë pa pranimin e Kosovës në organizatat botërore të futbollit siç janë FIFA dhe UEFA. Ndërsa sa i përket autorit të kësaj monografie, ai u shpreh se Brovina asnjëherë nuk është ndikuar nga asnjë qeveri apo asnjë grup tjetër.

Ndërsa drejtori i departamentit të sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj u shpreh se ministra e ka mbështetur këtë monografi në maksimum, duke ditur rendësin e këtij botimi.

Ndryshe, monografia “Futbolli i Kosovës” për shumë arsye është i veçantë, pasi është i shkruar mjeshtërisht, i argumentuar me gjuhën e fakteve dhe të statistikave, dhe si i tillë i tejkalon kornizat e një historie sporti.

Monografia e Brovinës, në fakt është historia gjithëpërfshirëse e futbollit tonë, e cila, si e tillë, ka qenë hallkë e munguar e kronikës njëshekullore të Kosovës.