Lëndohet një tjetër lojtar i kombëtares

Lëndohet një tjetër lojtar i kombëtares

Tashmë futbollisti Herolind Shala edhe zyrtarisht nuk pritet të jetë i ftuar në listën e Berenard Challandes për dy ndeshjet e shtatorit.

Futbollisti i Valerengas ka pësuar një lëndim ditë më parë dhe kështu do të mungojë disa javë.

Zyrtarisht, klubi norvegjez ka konfirmuar se kapiteni i Kosovës do të mbetet jashtë fushave për gjashtë javë

Përveç Shalës, Kosovës do t’i mungojnë edhe Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Hekuran Kryeziu.

Më 7 shtator, Kosova e pret Republikën e Çekisë, ndërkaq tre ditë vonë i shkon Anglisë në Southampton./21Media