Me Aarau në të kaluarën, Gashi ka luajtur për 1 vit e gjysmë

Me Aarau në të kaluarën, Gashi ka luajtur për 1 vit e gjysmë

Pritja e gjatë mbyllet me një fund të lumtur për Shkëlzen Gashin. Pas plot 9 muajve pa skuadër që pas prishjes së kontratës me Colorado Rapids, ish-lojtari i kombëtares shqiptare është rikthyer në Zvicër për të mbajtur sërish veshur fanellën e Aarau, skuadër që militon në kategorinë e dytë.

Gashi ka firmosur për 3-vite e gjysmë deri në 30 qershor të vitit 2023.

Me Aarau në të kaluarën, Gashi ka luajtur për 1 vit e gjysmë nga janari i 2011-ës deri në qershor të 2012-ës duke bërë paraqitje të shkëlqyera pasi arriti të koleksiononte 23 gola dhe 19 asiste në 44 ndeshje.

Për Aarau ky i Gashit është një rikthim i rëndësishëm ndërkohë që vetë lojtari tashmë në moshën 31-vjeçare do të kërkojë të rifitojë formën e tij më të mirë që në të ardhmen pse jo të rikthehet të luajë edhe në kombëtaren shqiptare.