Gigi Di Biagio do të jetë trajneri i kombëtares italiane të futbollit deri në muajin qershor

Gigi Di Biagio do të jetë trajneri i kombëtares italiane të futbollit deri në muajin qershor

Federata italiane e futbollit e ka bërë zyrtar lajmin për mediat në mesditë, duke i besuar drejtimin e kombëtares trajnerit që drejton ekipin përfaqësues U-21.

Di Biagio do të jetë në krye në federatës për dy ndeshjet miqësore që Italia do të luajë më 23 dhe 27 mars, kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Kombëtarja që ka mbetur trajner pas largimit të Venturës, i cili dështoi në fushatën kualifikuese të Italisë në Botërorin e Rusisë do të drejtohet nga Di Biagio deri në qershor, ndërkohë që do të mbetet edhe në drejtimin e ekipit U-21 të Italisë.