Neymar mund të largohet nga Parisi për një shumë rreth 150 milion paundës

Neymar mund të largohet nga Parisi për një shumë rreth 150 milion paundës

Manchester City, Chelsea dhe Liverpool janë vënë pas yjeve të PSG-së, Neymar dhe Kylian Mbaprre.

Siç raporton Le Parisien, treshja e klubeve angleze të Premier Ligës, Manchester City, Chelsea dhe Liverpool janë duke ndjekur super-yjet e PSG-së, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Sa i përket këtyre raportimeve, Neymar mund të largohej nga Parisi për një shumë rreth 150 milion paundës, ndërsa siç raportojnë mediat franceze situata është ndryshe për yllin e Francës, Kylian Mbappe.

Mbappe raportohet se nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me PSG-në dhe kjo do të ishte një mundësi e mirë për klubet angleze për ta transferuar atë.