FBK: Kjo është dëshmi se po investohet

FBK: Kjo është dëshmi se po investohet

Gjyqtari Elldin Ulgari, do të marrë pjesë në kampin e organizuar nga FIBA për Gjyqtarë Potencial Nacional.

Kampi i organizuar nga FIBA do të mbahet në Kortrijk të Belgjikës, nga 26 deri më 29 dhjetor.

Ky kamp është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e gjyqtarëve të rinj, derisa Uglari ka gjykuar edhe në ndeshje ndërkombëtare.

Federata e Basketbollit e Kosovës thotë se kjo është edhe një dëshmi se po investojnë në gjyqtarë të rinj.

Katër gjyqtarë nga Kosova janë të licencuar nga FIBA dhe gjykojnë në gara të ndryshme evropiane.