Griezmann i gatshëm për ta ndihmuar Messin

Griezmann i gatshëm për ta ndihmuar Messin

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka pranuar që është vështirë të afrohesh me yllin e klubit blaugranas, Lionel Messi.

Dyshja nuk kanë mundur të luajnë shumë bashkë, pasi argjentinasi është i lënduar.

Sipas francezit, duhet të mësohet si të lidhet me pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Nuk është ndonjë person që flet shumë, as unë nuk jam i tillë, andaj është vështirë. Jemi duke shkuar në rrugën e duhur. Duhet të mësohemi si të lidhemi dhe të forcohemi. Jam këtu për të ndihmuar”, deklaroi ai.

Barcelona sot në ora 21:00 pret në “Camp Nou”, klubin italian që nuk di për humbje, Interin.