Forma e mirë e Detroit Pistons vazhdoi edhe mbrëmë

Forma e mirë e Detroit Pistons vazhdoi edhe mbrëmë

Me Blake Griffin në ekip, vazhdon të shkëlqejë skuadra e Detroit Pistons.

Ekipi nga Michigan nuk di më të ndalet teksa regjistroi fitoren e katërt radhazi falë edhe yllit të saj të ri ish-basketbollistit të Clippers, Blake Griffin i cili koleksionoi në total 21 pikë, 6 asistime dhe 9 kërcime në fitoren me rezultat 111:91 të Detroit ndaj Portland Trail Blazzers.

Pistons me këtë fitore iu afruan ndjeshëm zonës play-off ndërsa zhytën zyrtarisht në krizë skuadrën nga Oregoni, me Portland që pësoi humbjen e tretë rresht. Një dorë në këtë fitore Detroitit ia dha edhe Andre Drummond autori i 17 pikëve. Në anën tjetër 20 pikët e Damian Lillard ishin të pamjaftueshme për Trail Blazzers.

Dirk Nowitzki vendosi një tjetër rekord duke kapur shifrën e 50 mijë minutave mbi parket në NBA, mirëpo Dallas Mavericks pësoi një tjetër humbje. S

Skuadra nga Teksas u mposht me rezultatin e ngushtë 101:104 nga Los Angeles Clippers në Staples Center duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se ky sezon duhet harruar sa më shpejt nga Mavericks të cilët pozicionohen në vendin e fundit të Konferencës së Perëndimit. Më i miri mbi parket për Clippers rezultoi italiani Danilo Gallinari i cili realizoi 28 pikë.

Rikthim sensacional i Sacramento Kings që në fund të periodës së parë po humbiste me 19 pikë diferencë ndaj Chicago Bulls por në fund ishin kalifornianët ata që triumfuan me rezultatin 104:98.

Një humbjes zhgënjyese pësoi Miami Heat që tashmë zyrtarisht në krizë. Orlando Magic triumfoi në derbin e Floridas me rezultatin e ngushtë 111:109 për meritë edhe të kroatit Hezonja i cili realizoi 20 pikë duke i shkaktuar skuadrës së trajnerit Eric Spoelstra disfatën e 4-t rresht.