Trajneri spanjoll nuk ka kursyer lëvdatat për yllin e skuadrës së tij

Trajneri spanjoll nuk ka kursyer lëvdatat për yllin e skuadrës së tij

Pep Guardiola ka krahasuar cilësitë e David Silvas me ato të dy ikonave të Barcelonës, Xavi dhe Andres Iniesta.

Silva ka mbyllur një tjetër stinor fantastik në Etihad Stadium, duke dhënë kontribut të madh në triumfet e Cityt në Premier Ligë dhe Kupën Carabao.

32-vjeçari ka kontribuar me 10 gola dhe 13 asistime në të gjitha garat me Manchester Cityn këtë sezon.

“Nëse kam pasur sukses në Manchester dhe Barcelonë, kjo është falë mesfushorëve”, ka thënë Guardiola.

“Xavi ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm dhe shumë dinamik. Ai ka mundur ta kontrollonte ritmin, duke e lexuar lojën në mënyrë perfekte”.

“Edhe Andres është i ngjashëm, por i gatshëm për të ndërruar gjithnjë shpejtësinë e lojës”.

“Ndërsa, David Silva është një kombinim i këtyre të dyve. Ai di si ta kontrollojë lojën dhe kur ta përshpejtojë atë”, ka theksuar Pep.