"Unë kam gjithçka këtu, sinqerisht, gjithçka që kam nevojë"

“Unë kam gjithçka këtu, sinqerisht, gjithçka që kam nevojë”

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është krenar me suksesin e arritur në Angli.

Guardiola do të jetë në sezonin e katërt si trajner i Manchester Cityt, numër i njëjtë sezonesh sa kaloi tek Barcelona para se të shkonte në Bayern për tri vite.

Ai insiston se nuk ka ndonjë arsye për tu larguar nga kampionët e Premier Ligës.

“Çfarë unë pëlqej është se une e kam bërë të qartë se ata që thanë se nuk mund të luani në Angli ashtu si luani në Gjermani ishin gabim”, tha fillimisht Guardiola.

Ai është shprehur se në Manchester City ka gjithçka që ka nevojë.

Ne nuk pranojmë shumë gola dhe ne dominojmë në posedim të topit. Kemi të njëjtat ide që kemi pasur kur kemi stërvitur ekipin rinor të Barçës në divizionin e tretë.Unë kam gjithçka këtu, sinqerisht, gjithçka që kam nevojë. Duke punuar në shtëpi, është e vështirë sepse emocionet janë shumë intensive dhe konferencat e shtypit janë më të vështira“, përfundoi ai.