Guerreiro kontratën e parë e ka nënshkruar në vitin 2012

Guerreiro kontratën e parë e ka nënshkruar në vitin 2012

Skuadra Gjermane e futbollit, Borusia Dortmund ka njoftuar të premten zyrtarisht rinovimin e kontratës me futbollistin nga Portugalia, Raphael Guerriero.

Sipas njoftimit që është publikuar në faqen zyrtare në internet të verdhezinjëve gjermanë, mësohet se Guerriero ka hedhur firmën e tij te kontrata e re, që do të zgjas deri në verën e vitit 2021.

Ky është një rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Borussias së Dortmundit. Guerriero është pjesë e skuadrës gjermane, që luan në Budensligë, që prej vitit 2016 dhe deri tani regjistron 80 paraqitje dhe 15 gola me Dortmundin.

Raphaël Adelino José Guerreiro, 25-vjeç, kontratën e parë profesionale e ka nënshkruar në vitin 2012. Ai ka lindur në Francë dhe luan në tre pozicione, qendër mesfushë, mesfushorë i majtë dhe mbrojtës i majtë. Te verdhezinjtë, Guerriero luan anësor i avancuar i majtë. Këtë sezon Guerriero ka luajtur pesë ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.