Në konferencën për shtyp pas humbjes së Trepçës’89 nga Vikingur, me rezultat 1:4, trajneri i Vikingur, Erik Hantz u shpreh i kënaqur me rezultatin e arritur si dhe lojën e treguar të lojtarëve të tij

Në konferencën për shtyp pas humbjes së Trepçës’89 nga Vikingur, me rezultat 1:4, trajneri i Vikingur, Erik Hantz u shpreh i kënaqur me rezultatin e arritur si dhe lojën e treguar të lojtarëve të tij

“Megjithatë nuk e kemi pritur një fitore kaq të thellë. Na ka ndihmuar fakti, se kundërshtari luajti një pjesë të lojës me një lojtar më pak”, ka thenë Hantz.

Ai ka ftuar të gjithë të vinë në Kosovë, të luajnë këtu, sepse është një eksperiencë shumë e mirë dhe njerëzit këtu vërtetë na kanë lënë mbresa për të mirë.

Trepça’89 para shikuesve të vet sot pësoi humbje nga skuadra e Ishujve Faroe, Vikingur me rezultat 4-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6-2, me kaq mori fund ëndrra e shumëpritur e skuadrës nga Mitrovica që të kualifikohet në raundin e dytë.