"Luftëtarë të dalluar të Zonës Operative të Nerodimes, sot simbolë të luftës për liri e pavarësi"

“Luftëtarë të dalluar të Zonës Operative të Nerodimes, sot simbolë të luftës për liri e pavarësi”

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në 21 vjetorin e rënies ka kujtuar dëshmorët Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca.

Haradinaj ka thënë se Kaçaniku historikisht u dëshmua përballë pushtuesve.

“Para 21 vitesh, altarit të përjetësisë iu bashkuan Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca. Luftëtarë të dalluar të Zonës Operative të Nerodimes, sot simbolë të luftës për liri e pavarësi. Kaçaniku historikisht u dëshmua përballë pushtuesve, e obligim i yni është përkujdesja institucionale për vlerat që trashëguam nga ta. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.