Haradinaj në Washington

Haradinaj në Washington

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në forumin e Atlantic Council në Washington, ku është diskutuar iniciativa 3 Seas dhe bashkëpunimi me SHBA-të.

“Në shtrirjen e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan, bashkëpunimi në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor është i domosdoshëm, nën udhëheqjen e SHBA”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Kosova është përcaktuar në orientimin Euro-Atlantik dhe do të jetë gjithmonë kontribuese e paqës dhe stabilitetit. … Kosova është gati që të jetë në bashkëpunim të plotë me këtë iniciativë.”, ka përfunduar Haradinaj./21Media