Sipas Haradinajt, Serbia vazhdon të vajtojë për ndarje

Sipas Haradinajt, Serbia vazhdon të vajtojë për ndarje

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj Ramush Haradinaj, pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në Prishtinë tregoi se atje ka shkuar për të qartësuar pozicionin e Kosovës.

Ka qenë me rëndësi të jem atje. Shkova t’i qartësojmë pozicionet e Kosovës, qëndrime të qarta tashmë të njohura dhe të respektuara kundër ndarjes dhe lëvizjes me kufij”, theksoi Haradinaj.

Ai tha se nuk është takuar me palën serbe, e as me presidentin Hashim Thaçi, i cili po ashtu ndodhet për vizitë në SHBA.

Haradinaj tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vazhdon të vajtojë që nuk po ndodh ndarja e Kosovës.

Ai e quajti të gabuar logjikën e Vuçiq të pengojë Kosovën, por sipas tij presidenti serb me këtë nuk po e pengon Kosovën, por zhvillimin e Serbisë.

Po ashtu, tha se ndarja nuk është rrezik për Kosovën, dhe se Serbia vazhdon të vajtojë për ndarje.

Haradinaj tha se në fund të fundit ‘mundemi edhe pa njohje të Serbisë’.