Haradinaj thotë se Kurti u dorëzua ende pa i ardhur presioni serioz

Haradinaj thotë se Kurti u dorëzua ende pa i ardhur presioni serioz

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti që është dorëzuar ende pa i ardhur presioni serioz, duke shkelur mbi parimet e veta me të cilat e mori mandatin por edhe duke shkelur mbi prodhuesit vendor, shkeli mbi çdo kod etik që e proklamonte me vite të tëra kundër Serbisë.

Ai u ndal te vendosja e taksës duke thënë se ishte masë ndëshkimi ndaj Serbisë e cila nuk kursente asnjë formë për ta penguar Kosovën.

Sipas tij, taksa si fillim e goditi Serbisë ekonomikisht, ku tashmë dihen edhe dëmet ekonomike të saj, por zbehu edhe rolin e saj në tavolinën e bisedimeve.

Haradinaj tha se Kosova përkundër presioneve dhe nuk do të duhej të dorëzohej as sot përpara Serbisë që ende ka pretendime për Kosovën.

Sipas tij, me vendosjen e taksës shteti jonë riktheu autoritetin në tavolinën e bisedimeve si shtete që ka zot shpie./21Media