Gjenerata e re e Hummer do të jetë me energji elektrike

Gjenerata e re e Hummer do të jetë me energji elektrike

Dhjetë vjet pasi General Motors (GM) tërhoqi makinën e famshme të terrenit, vjen lajmi se kompania po punon për një pasues të Hummer-it.

Sidoqoftë, tendencat po ndryshojnë, kështu që në vend të automjeteve me motor SUS, gjenerata e re e Hummer do të jetë me energji elektrike.

Sipas Reuters, GM mund të përdorë emrin e njohur për një seri kamionësh elektrikë dhe SUV që do të prodhoheshin në fabrikën e Detroit-Hamtramck të këtij prodhuesi automobilist amerikan.

Prodhimi pritet të fillojë deri në fund të vitit 2021, dhe GM do të investojë 3 miliardë dollarë në strukturë për të mundësuar prodhimin e modeleve të reja Hummer.

Jo shumë detaje dihen rreth Hummer-it të ri, por thuhet se automjetet e gjeneratës së ardhshme do të pozicionoheshin brenda segmentit premium.