Napoli u kualifikua

Napoli u kualifikua

Napoli është rikthyer tek fitorja teksa ka mundur në Kupën e Italisë Perigian me rezultatin 2-0.

Heroi për të kaltrit rezultoi Lorenzo Insigne i cili shënoi 2 gola me penallti.

Në këtë sfidë luajti titullar edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj i cili në fund të pjesë së parë shkaktoi një 11-metërsh.

Shkodrani i irrituar me vendimin e gjyqtarit protestoi ashpër tek ky i fundit sa u desh edhe ndërhyrja e trajnerit Gennaro Gattuso për ta qetësuar Hysajn.

Për fat të mirë portieri David Ospina e priti këtë penallti dhe Napoli u kualifikua për më tej.