Sulmuesi suedez është transferuar te La Galaxy në muajin mars

Sulmuesi suedez është transferuar te La Galaxy në muajin mars

Zlatan Ibrahimovic nuk e fsheh dashurinë për Manchester United edhe pse nuk është më pjesë e klubit nga Old Trafford.

Suedezi përmes rrjeteve sociale u ka uruar fat futbollistëve të United në finalen e Kupës FA që e zhvillojnë ndaj Chelseat më 19 maj.

“Përshëndetje djem, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju”, u drejtohet Ibra shokëve të ish skuadrës së tij.

“Këtu çdo gjë po shkon mirë. Ka shumë diell në Los Angeles. Dua t’u them tifozëve të Manchester United se e ndjej mungesën e tyre, kam mall të luaj në Old Trafford”.

“Ju falënderoj të gjithëve për energjinë që më keni dhënë. Më mungon edhe Jose Mourinho, një person që e di si fitohet. Shpresoj që të vijoni me mentalitetin tuaj fitues të vitit të kaluar pasi është finalja e Kupa FA që duhet fituar. Jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë”, ka përfunduar Ibra.