Sulmuesi suedez ka luajtur në 15 minutat e fundit të ndeshjes mes Baselit dhe Manchester Unitedit

Sulmuesi suedez ka luajtur në 15 minutat e fundit të ndeshjes mes Baselit dhe Manchester Unitedit

Zlatan Ibrahimovic, vazhdon të thyejë rekorde. Pasi u kthye në fushë në Premier Ligë ndaj Newcastle, pas shtatë muajsh nga lëndimi që pësoi në fund të sezonit të kaluar, duke hedhur poshtë çdo parashikim, 36-vjecari në takimin mes Manchester United dhe Baselit, u bë futbollisti i vetëm i historisë që ka luajtur në Ligën e Kampionëve me shtatë skuadra të ndryshme.

Ibra ka debutuar në Ligën e Kampionëve me Ajaxin e Amsterdamit, më pas ka vazhduar të luajë me klube të mëdha si Juventusi, Inter, Barcelona, Milan, PSG dhe tash Manchester United.

Përkundër faktit që Ibra ka fituar trofe në çdo vend ku ka luajtur, atij ende i mungon një Ligë e Kampionëve që nuk ka arritur ta fitonte me asnjërën prej shtatë skuadrave të cilat ka luajtur.