Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic është drejt rikthimit në AC Milan

Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic është drejt rikthimit në AC Milan

Suedezit i skadon kontrata me klubin amerikan në fund të sezonit dhe ka thënë se dëshiron të rikthehet në Evropë.

Sipas mediave italiane “rosonerët” kërkojnë ta transferojnë sulmuesin.

Ibra ka luajtur në “San Siro” gjatë vitit 2010 si huazim nga Barcelona, ndërsa një vit më vonë e ka kompletuar transferimin.

Gjatë asaj kohe ka arriti të shënojë 56 gola në 85 ndeshje dhe fitoi Seria A dhe Superkupën e Italisë.