Zlatan Ibrahimoviq ka konfirmuar që stinori i tij i ardhshëm në futboll do të jetë në Serie A të Italisë

Zlatan Ibrahimoviq ka konfirmuar që stinori i tij i ardhshëm në futboll do të jetë në Serie A të Italisë

38-vjeçari ka qenë një lojtar i lirë që nga momenti i shkëputjes së kontratës me LA Galaxy, por një numër klubesh që përpiqen të sigurojnë shërbimet e sulmuesit veteran.

“Do të shkoj te një skuadër që duhet të fitojë sërish e që duhet të ribëjë historinë e saj dhe është në kërkim të një sfidë kundër  të gjithëve. Vetëm kështu do të arrij të gjej stimujt e nevojshëm për t’ju befasuar përsëri. Si futbollist nuk bëhet fjalë vetëm për të gjetur një skuadër, janë faktorë të tjerë që ndikojnë. Edhe në interes të familjes sime. Shihemi së shpejti në Itali”, ka shkruar fillimisht Ibra.

Ibra mbetet unik dhe si i tillë kërkon të bëjë diçka të pazakontë në Serinë A në moshën thuajse 40-vjeçare.

“Dëshiroj të bëj diferencën. Nuk dua të bëj mirë thjesht një apo dy gjëra, por gjithçka. Jam shumë i kënaqur për përvojën që kalova te Los Angeles Galaxy, sidomos për faktin se shumë mendonin që pas dëmtimit nuk do të isha më në gjendje të luaja. Përkundrazi, tregova se mund ta bëj ende diferencën”, përfundoi Ibrahimoviq.