38-vjeçari do ta bartë fanellën me numrin 21

38-vjeçari do ta bartë fanellën me numrin 21

Zlatan Ibrahimovic zyrtarisht është prezantuar sot te Milani. Ai ka kompletuar transferimin e tij, që e rikthehen për t’i ndihmuar “kuqezinjtë” pas sezonit të vështirë që po kalojnë.

38-vjeçari i bashkohet Milanit si lojtar i lirë dhe do ta bartë fanellën me numrin 21 te Milani për pjesën e mbetur të sezonit në Serie A.

Raportohet se ai do të marrë pagë 3.5 milionë euro në sezon te klubi nga Serie A.

Sulmuesi suedez e kishte veshur fanellën e Milanit nga vitit 2010 deri më 2012, duke i shënuar 56 gola në 85 paraqitje.