Skuadra e tij La Galaxy ishte në disavantzh 1:3 kur Zlatan u inkuadrua në lojë

Skuadra e tij La Galaxy ishte në disavantzh 1:3 kur Zlatan u inkuadrua në lojë

Supersulmuesi Zlatan Ibrahimoviq ka debutuar në ligën amerikane me dy gola të shënuara në ndeshjen ku skuadra e tij ishte duke humbur 0:3 por në fund arritën të fitonin me rezultat 4:3.

Skuadra e tij La Galaxy ishte në disavantzh 1:3 kur Zlatan u inkuadrua në lojë. Pas inkuadrimit të lojë tifozët amerikan prisnin që ai të shënonte dhe ti ndihmonte skuadrës së tij, dhe pikërisht kjo ndodhi.Gjashtë minuta pas inkuadrimit në lojë suedezi arriti të shënonte një gol fantastik nga një goditje nga larg për të barazuar rezultatin në 3 me 3.

Kur te gjithë po prisnin vërshëllimën e gjyqtarit për të përfunduar ndeshjen, përsëri në skenë doli Ibra në skenë për të përmbys rezultatin në 4 me 3.

Ishte pikërisht goli i suedezit, goli i cili ia siguroi tri pikë të plota dhe mjaftë të rëndësishme skuadrës së La Galaxy që këtë vit synon të jetë skuadra e cila në fund do të shpallet kampion në Amerikë.