Drejtuesit e Interit kishin shfaqur interes për belgun që në verë

Drejtuesit e Interit kishin shfaqur interes për belgun që në verë

Me të afruar merkatoja e janarit, aq më shumë shtohen zërat për lëvizjet e mundshme në tregun e futbollit europian.

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Italia, Interi është hedhur në sulm për shërbimet e Dris Mertens të Napolit, i cili ende nuk e ka ndërmend të rinovojë me skuadrën e tij aktuale.

Pikërisht kjo shton edhe më shumë zërat për largimin e belgut nga “San Paolo”, ndërsa vlen të përmendet se përveç Interit, për shërbimet e Mertens interesohet edhe Borusia Dortmundi.

Drejtuesit e Interit kishin shfaqur interes për belgun që në verë, por asokohe nuk ia dolën të arrijnë një marrëveshje me Napolin.

Në këtë situatë Interi ka rikthyer përsëri interesimin për Mertens, me shpresën se tashmë do të gjejnë gjuhën e përbashkët me drejetuesit e skuadrës “napolitane”.

Sipas mediave italiane, thuhet se “zikaltërit” kanë planifikuar të arrijnë një marrëveshje me belgun që në janar dhe më pas ta marrin atë në qershor kur t’i përfundojë edhe kontrata me klubin e Napolit.