Roma dhe Interi kishin arritur marrëveshje për shkëmbimin e futbollistëve

Roma dhe Interi kishin arritur marrëveshje për shkëmbimin e futbollistëve

Dështimi i marrëveshjes për shkëmbimin Leonardo Spinazola dhe Mateo Politanos, ka bërë që Roma ta padisë Interin.

Roma dhe Interi kishin arritur marrëveshje për shkëmbimin e futbollistëve, por në momentet e fundit ndryshoi situata, edhe pse futbollistet kishin përfunduar testet mjekësore.

Corriere della Sera dhe La Gazzetta dello Sport shkruajnë se Roma po përgatit veprime juridike kundër zikaltërve.

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio propozoi idenë e huazimit me të drejtë blerjeje fillimisht, më pas klubet vendosën që të kishte detyrim blerjeje në rast se luanin 15 ndeshje.