20 vjeçari po zhvillon një sezon të mrekullueshëm

20 vjeçari po zhvillon një sezon të mrekullueshëm

Sandro Tonali është një ndër futbollistët më të spikatur në Serie-A. 20 vjeçari po zhvillon një sezon të mrekullueshëm me skuadrën e Brescias.

Kjo ka bërë që shumë skuadra në Itali dhe jashtë saj të interesohet për mesfushorin. Mirëpo ajo që i plotëson kërkesat ekonomike është vetëm Interi.

Ka qenë vetë presidenti Stiven Zhang që është përfshirë në këtë çështje dhe për yllin e “Dallëndysheve” janë gati 50 milionë euro të cilat do të përdoren për kartonin e tij gjatë verës së ardhshme.