Interi mposhti Milanin

Interi mposhti Milanin

Futbollistët e Interit kanë shënuar sonte fitore të vështirë kundër Milan me rezultat 4:2, në derbin dramatik me plot kthesa dhe të papritura në “San Siro”.

Të përzgjedhurit e Antonie Contes në këtë mënyrë shënuan edhe fitoren e katërt në katër derbet e fundit kundër rivalit të qytetit, duke rikthyer kreun e tabelës nga Juventus, i cili dje pësoi humbje të papritur nga Verona 2:1.

Milan nisi mirë takimin duke arritur në epërsi në pjesën e parë përmes golave të Rebiq në minutën 40 dhe Ibrahimoviq në minutën e parë të kohës shtesë.

Skuadra vendëse u rikthye në pjesën e dytë duke shënuar tre gola për më pak se minuta.

Brozoviq fillimisht uli epërsinë e Milan në 2:1, me golin e shënuar në minutën 51, për të barazuar shifrat vetëm dy minuta më vonë Vecino.

Golin e tretë për ‘zi-kaltrit’ e shënoi De vrij në minutën 70, ndërsa shpresat për barazim skuadrës së Milan ia shoi belgu Lukaku me golin e katërt në minutën e tretë të kohës shtesë.

Pas kësaj fitoreje, Inter renditet i pari në tabelë me 54 pikë, po aq sa ka edhe Juventus në vendin e dytë, por me gol-diferencë më të dobët, kështu që ndërmjet këtyre dy skuadrave pritet luftë e madhe për titullin e kampionit deri në fund të sezonit, kur kanë mbetur edhe 15 xhiro për t’u zhvilluar.