Mesfushori shqiptar pëlqehet nga drejtuesit e skuadrës zikaltër

Mesfushori shqiptar pëlqehet nga drejtuesit e skuadrës zikaltër

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga udhëtimi në Londër i Drejtorit Sportiv të Interit, Piero Ausilio, i cili ndoqi nga afër sfidën mes Tottenhamit dhe Manchester City-t.

Kështu përveç mesfushorit gjerman të City-t, Ilkay Gundogan, i cili është në krye të listës së dëshirave, Ausilio ka pasur edhe një takim me drejtues të Arsenalit.

Ausilio ka kërkuar informacione për mesfushorin Granit Xhaka, i cili luan te Arsenali që prej vitit 2016.

Sipas Corriere Dello Sport, drejtuesit e Interit vlerësojnë Xhakën për moshën e tij, pasi është vetëm 26 vjeç, por edhe për eksperiencën e madhe ndërkombëtare.

Për ta bindur Arsenalin do të jetë e vështirë, pasi Xhaka është i pazëvendësueshëm në mesfushën e Topçinjve, kurse këtë sezon me Unai Emeryn si trajner ai ka pasur shumë paraqitje të mira me skuadrën.

Kujtojmë se Arsenali ka shpenzuar 45 milionë euro për ta blerë Xhakën nga Borussia Monchengladbach.