Interi barazoi Juven

Interi barazoi Juven

Interi sonte ka shënuar fitore shumë të vlefshme ndaj Napolit, duke barazuar pikët me Juventusin, që është në pozitën e parë.

Ekipi i Antonio Contes ka marrë tri pikë me vlerë në udhëtim te Napoli, duke triumfuar me rezultat 3-1.

Më i miri i ndeshjes ishte Romelu Lukaku me dy gola (14’ dhe 33’), derisa ka shënuar edhe Lautaro Martinez (62’).

Golin e nderit për Napolin e ka shënuar Arek Milik (39’).

Pas kësaj fitoreje, Interi ka pikë të barabarta me Juventusin, me 45 pikë të grumbulluara në Serie A.