"E pëlqej mënyrën si Zidane po kujdeset për të, duke i dhënë rol të rëndësishëm"

“E pëlqej mënyrën si Zidane po kujdeset për të, duke i dhënë rol të rëndësishëm”

Ish-trajneri i Santos, Elano është i lumtur që po e sheh sulmuesin Rodrygo Goes, duke luajtur me Real Madridin.

Rodrygo është në formë të shkëlqyer pasi ka arritur të shënojë dy gola këtë sezon në fanellën e “Los Blancos”.

Elano i cili njëkohësisht është trajneri që i dha mundësinë brazilianit të luaj për Santos në vitin 2017, tha se e pëlqen mënyrën si Zidane po kujdeset për lojtarin.

“Mund të them se po luan mirë dhe duhet të vazhdojë për t’i bërë fansat të lumtur. E pëlqej mënyrën si Zidane po kujdeset për të, duke i dhënë rol të rëndësishëm, por në të njëjtën kohë e di që është lojtar i ri. Nëse vazhdon në këtë mënyrë, do të arrijë ta bëjë lojtar të shkëlqyer. Është e ardhmja e Realit”, deklaroi ai.

Reali për momentin është në vendin e dytë në La Liga me 22 pikë, aq sa ka edhe Barcelona që është lider.