“Të luash në Sánchez-Pizjuán është gjëja më e bukur si lojtar"

“Të luash në Sánchez-Pizjuán është gjëja më e bukur si lojtar”

Ivan Rakitic është i zhgënjyer me trajnerin e skuadrës Ernest Valverede, për shkak të minutazhës së vogël që po i ofrohet tek blaugranët.

Mesfushori kroat ka shumë probleme që të zë një vend titullari në formacionin e Barcelonës që nga ardhja e holandezit, Frenike de Jong.

Pikërisht për këtë Rakitic është duke e menduar largimin nga Barcelona, dhe është duke e menduar seriozisht rikthimin tek Sevilla.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari, i cili ka pohuar për mediat spanjolle se të luash në Sanchez-Pizjuan është gjëja më e bukur si lojtar.

“Të luash në Sánchez-Pizjuán është gjëja më e bukur si lojtar. Do të kthehesha? Do ta shohim. Nëse është koha të flasim për këtë, atëherë do ta bëj. Të gjithë e dinë tashmë që do të kënaqem, gjithmonë thashë që nëse luaj përsëri për një fanellë të vjetër do të jetë ai i Sevillës, shpresoj se mund të ndodhë një ditë ”, tha Rakitic.