Shaqiri dëshiron të kthehet te Basel

Shaqiri dëshiron të kthehet te Basel

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është duke e shijuar karrierën e tij në Premierligë.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Sport1”, ai zbuloi se dëshiron të kthehet te klubi i tij i fëmijërisë, Basel, kur të jetë në fund të karrierës.

Mirëpo, Shaqiri nuk e ka përjashtuar as mundësinë që të shkojë të luajë në Amerikë apo Kinë.

“Jam duke e lënë këtë gjë plotësisht të hapur për momentin. Por, natyrisht, do të ishte shumë mirë të kthehem te Baseli. Kjo do të ishte diçka me të vërtetë shumë e veçantë për mua”, ka thënë Shaqiri.

“Por, unë nuk e përjashtoj mundësinë që të shkoj në Amerikë ose në Kinë. Mua më pëlqen shumë të shkoj në vende të reja dhe të përjetoj kultura të reja. Por, patjetër, ëndrra ime do të ishte të kthehem në Basel përsëri”, deklaroi futbollisti me origjinë shqiptare që luan me Kombëtaren e Zvicrës.