Muric shkëmbeu fanellën me Sterling

Muric shkëmbeu fanellën me Sterling

Futbollistët e Kosovës shkëmbyen fanellat me lojtarët anglezë, në përfundim të ndeshjes në “St Mary”.

Mbrëmë në Southampton, Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje 5:3 nga Anglia.

Federata Angleze e Futbollit publikoi pamjet nga tuneli, në prag të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj.

Në pamjet që publikoi federata angleze, shihen se futbollistët e Kosovës shkëmbyen fanella me ata të Anglisë.

Sulmuesi Atdhe Nuhiu, i cili luan në Angli te Sheffield Wednesday, është parë duke shkëmbyer fanellën me mesfushorin e Chelseat, Ross Barkley. Ndërkaq, portieri Aro Muric shkëmbeu fanellën e tij me sulmuesin e Man Cityt, Raheem Sterling.