Gomes do t’i nënshtrohet edhe disa analizave tjera

Gomes do t’i nënshtrohet edhe disa analizave tjera

Në Angli është ende temë diskutimi lëndimi i tmerrshëm që pësoi Andre Gomes i Evertonit në ndeshjen ndaj Tottenhamit.

Ai lëndoi këmbën e djathtë. Omid Khaiat, profesor i fiziologjisë muskulore dhe shëndetit në “Liverpool Hope University” ka theksuar që dëmtimet si ky i Gomes mund të marrin kohë deri në 24 muaj për shërim.

Është e vështirë të përcaktojmë një afat kohor të rikuperimit, pa u bërë studimi i plotë mjekësor. Megjithatë, në raste të tilla pacientit i duhen potencialisht deri 24 muaj për rikuperim”, deklaroi ai.

Pra, Gomes do t’i nënshtrohet edhe disa analizave tjera dhe më pas mund të kuptojmë kohën e mungesës së tij.