AIK Stockholm prezanton zyrtarisht Jasir Asanin

AIK Stockholm prezanton zyrtarisht Jasir Asanin

Ish-sulmuesi i Partizanit i transferuar te skuadra suedeze në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, ka pozuar me fanellën e klubit të tij të ri. Ndërkohë, AIK bënë të ditur se Jasir Asani do të debutojë ditën e enjte në një takim miqësor që do të luajë skuadra suedeze.

Në bazë të paraqitjeve që do të bëjë Jasir Asani me fanellën e AIK gjatë këtyre 6-muajve, klubi suedez do të vendosë nëse do ta blejë për 400 mijë euro nga Partizani ose jo.