E vështirë të ‘luftosh’ me Agueron

E vështirë të ‘luftosh’ me Agueron

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus ka thënë se dëshiron të luajë më shumë.

Jesus nuk po mund të luaj në formacionin e parë, pasi Sergio Aguero është i pazëvendësueshëm.

“Duhet të pres. Kam qenë këtu për tri vjet dhe ky është sezoni im i katërt, andaj dua të luaj më shumë. Është shumë vështirë të ‘luftosh’ me Agueron për një vend në skuadër, është legjenda me e madhe në klub”, tha Jesus.

Ai theksoi se e kupton vendimin e Pep Guardiolës dhe e respekton Sergion, që është duke bërë historinë.

Poashtu braziliani tha se sezonin e kaluar ishte i zhgënjyer që nuk luajti.

Sezoni i kaluar ishte i vështirë. Nuk kam luajtur në disa ndeshje të rëndësishme. Me kujtohet ndeshja ndaj Tottenahmit, isha i nervozuar që nuk luajta, sigurisht që u eliminuam. Është vështirë kur humb shansin për të luajtur në ndeshje të rëndësishme, isha i zhgënjyer në fund të sezonit”, përfundoi Jesus./21Media