Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit do të transferohet në Madrid gjatë verës

Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit do të transferohet në Madrid gjatë verës

Real Madridi do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër për sezonin e ardhshëm.

“Los Blancos”, tashmë kanë arritur marrëveshje me sulmuesin Luka Jovic dhe sipas gazetës AS, ai do të zyrtarizohet si blerja më e re e Realit javën që vjen.

Për 21-vjeçarin e Frankfurtit, madrilenët pritet të paguajnë 60 milionë euro, derisa ai cilësohet si sulmuesi i së ardhmes për Realin.

Jovic ka realizuar 27 gola në 47 paraqitje me Frankfurtin në këtë sezon në të gjitha garat.