Për Eriksen, Juve ka shfaqur interesim që një kohë të gjatë

Për Eriksen, Juve ka shfaqur interesim që një kohë të gjatë

Juventusi ka dërguar agjentët për të parë ndeshjen mes Liverpool dhe Tottenham të dielën e kaluar.

Sipas raportimeve, “Zonja e Vjetër” është duke shfaqur interesim për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe të Tottenhamit, Christian Eriksen.

Për Eriksen, Juve ka shfaqur interesim që një kohë të gjatë, pasi danezi ka refuzuar kontratën e re duke kërkuar një sfidë tjetër, derisa kontrata i skadon në fund të sezonit.

Ndërsa interesimi për futbollistin egjiptian ka filluar të jetë i madh, pasi është në formë të mirë.

Juventus shpreson që me blerjen e disa lojtarëve të tjerë të arrijë ta fitojë Ligën e Kampionëve, trofe të cilin nuk e ka fituar asnjëherë.