Juventusi mposht Interin

Juventusi mposht Interin

Futbollistët e Juventusit janë kthyer në krye të Serie A, pas fitores kundër rivalit të madh Inter, me rezultat 2:0. Golat për “Zonjën e vjetër” nga Torino i shënuan Ramsey në minutën e 54-të dhe Dybala në minutën e 67-të.

Interi nga minuta e 79-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Padelli u ndëshkua me karton të kuq.

Juventus pas 26 ndeshjesh prin në tabelë me 63 pikë, një më shumë se Lazio në vendin e dytë.

Inter renditet në pozitën e tretë me 54 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.