Juventus dhe Inter në garë për mesfushorin e Barcelonës Arturo Vidal

Juventus dhe Inter në garë për mesfushorin e Barcelonës Arturo Vidal

Kampioni italian i Serie A, Juventus është gati të futet në garë për mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal, sipas asaj që raporton Telelombardia.

Kiliani ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga klubi katalanas, pasi që trajneri nuk i ka siguruar një vend titullari në formacioni  e tij.

Gjatë ditës së El Clasicos ka pasur raportime se Vidal është zemëruar me stafin e trajnerëve, pasi ata i kanë kumtuar lajmin se nuk do të jetë pjesë e formacionit startues për ndeshjen e zhvilluar mbrëmë.

Për kilianin i interesuar është edhe klubi tjetër Italian, me Antoni Conten i cili ka shprehur dëshirën që ta ketë në skuadër lojtarin të cilin e kishte nën urdhërat e tij sa ishte pjesë e Juventusit.