Juventusi po mendon për Joao Felix

Juventusi po mendon për Joao Felix

Joao Felix ka mahnitur Evropën me paraqitjet te Benfica këtë sezon. 19 vjeçari që shënoi tri goli në fitoren 4:2 të Benficas ndaj Eintracht Frankfurt në Ligën e Evropës po kërkohet nga shumë skuadra, në mesin e tyre është edhe Juventus.

‘Zonja e Vjetër’ po mendon seriozisht opsionin për transferimin e talentit portugez.

Sipas ‘Tuttosport’, transferimi i Felix mund të financohet nga shitja e sulmuesit, Paulo Dybala, që po kërkohet nga Real Madrid, Bayern Munich dhe PSG.

Me paratë nga shitja e Dybala, Juventus mendon të realizojë transferimin e Felix.

Ylli portugez gjithashtu po kërkohet edhe nga Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United.