Ronaldo shënoi dy herë

Ronaldo shënoi dy herë

Kampioni italian, Juventus arriti fitore të lehtë, në kuadër të javës së 22-të në Serie A, në përballjen ndaj Fiorentinës me rezultat 3:0.

Juve ishte më e mirë se kundërshtari gjatë gjithë kohës dhe kështu arriti ta përmbyll pjesën e parë me epërsi minimale pas golit të shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 40-të nga penalltia.

Portugezi shënoi sërish nga pika e bardhë në minutën e 80-të për të dyfishuar epërsinë e djelmoshave të Sarrit.

Ndërsa, për rezultatin përfundimtar golin e shënoi qendërmbrojtësi holandez, De Ligt, i cili shënoi në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore Juventus mbetet në krye të Serie A-së, tanimë me 6 pikë më shumë se Interi, i cili luan më vonë ndeshjen e kësaj jave sonte me fillim nga ora 20:45, ndaj Udineses.