Kontrata e 33-vjeçarit francez skadon në fund të sezonit 2019/20

Kontrata e 33-vjeçarit francez skadon në fund të sezonit 2019/20

Kapiteni i Arsenalit Laurent Koscielny refuzoi të udhëtojë me ekipin në një turne para sezonit në Shtetet e Bashkuara, njoftoi sot klubi londinez.

Kontrata e 33-vjeçarit e lojtarit francez skadon në fund të sezonit 2019/20, dhe Bordeaux, Ren dhe Lyon thuhet se janë të interesuar për të.

Arsenali ka njoftuar se janë shumë të zhgënjyer nga veprimet e futbollistit dhe se ata po punojnë për zgjidhjen e këtij problemi.

Bordeaux thuhet se ofroi një kontratë tre-vjeçare për Koscielny.

Koscielny  erdhi nga Lorient në Arsenal në vitin 2010, për të cilin luajti 353 ndeshje, shënoi 27 gola dhe fitoi dy Kupa FA.

Ai luajti 30 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar.