De Ligt rezervë kundër Parmas

De Ligt rezervë kundër Parmas

Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars ka thënë se ka kërkuar nga qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt të transferohet në Barcelonë.

Holandezi është transferuar në Juventus këtë verë për 85.5 milionë euro. Ish-kapiteni i Ajaxit qëndroi rezervë në ndeshjen e parë për “Zonjën e Vjetër” kundër Parmas.

Overmars tha se transferimi në Torino ka qenë vendim personal i holandezit.

“Matthijs de Ligt te Juve? Është vendim i lojtarit. I kam thënë se duhet të transferohet në Barcelonë. Jam gjithmonë pozitiv për Barcelonën”, deklaroi ai.