Kah fundi i vitit të kaluar Facebook publikoi veglën, e cila ndihmon përdoruesit të gjejnë lidhjet publike falas Wi-Fi

Kah fundi i vitit të kaluar Facebook publikoi veglën, e cila ndihmon përdoruesit të gjejnë lidhjet publike falas Wi-Fi

Funksioni ishte në fazën e testimit dhe ishte i pranishëm në disa tregje të përzgjedhura. Tash Facebook njoftoi se kërkuesi i tij Wi-Fi është i pranishëm në nivel global.

“Sot fillojmë me publikimin e Find Wi-Fi çdo kund në botë për Android dhe iPhone. Lansuam Find Wi-Fi në disa shtete vitin e kaluar dhe zbuluam se shërbimi ndihmon njerëzit, të cilët udhëtojnë ose janë në lëvizje, ndërsa veçanërisht është i dobishëm në rajonet ku janë të dhënat mobile janë të pakta”, ka bërë të ditur Facebook.

Krejt ajo që iu nevojitet përdoruesve është që të klikojnë në “More” në Facebook, të kalojnë në Find Wi-Fi, pas të cilit mund të gjejnë pikat  Wi-Fi në hartë, shkruan Ubergizmo.