Mesfushori gjerman i ka dhënë një premtim kapitenit të Juventusit

Mesfushori gjerman i ka dhënë një premtim kapitenit të Juventusit

Ashtu si pothuajse çdo tifoz i futbollit edhe Sami Khedira ka deklaruar së ndjenë keqardhje për mos kualifikimin e Italisë në Kupën e Botës.

Mesfushori i Gjermanisë veçoi mbi të gjithë, portierin Gianluigi Buffon, që humbi mundësinë të luante edhe një herë të fundit në këtë kompeticion.

“Buffon është një legjendë e gjallë, një sportist dhe njeri i mrekullueshëm. Të shohësh atë në lot, nuk është mirë as për italianët, dhe as për të tjerët”, ka thënë Khedira.

Khedira, theksoi se kapitenit të bardhezinjve i mungon vetëm Liga e Kampionëve dhe se skuadra do mundohet ta ndihmojë të realizojë këtë objektiv.

“E di që i mungon vetëm një trofe, që është Liga e Kampionëve, ndaj ne të gjithë jemi të gatshëm të japim maksimumin, që ai të realizojë edhe këtë objektiv, para se të tërhiqet nga futbolli i luajtur”, u shpreh mesfushori i Juventusit.

Buffon ka luajtur në tri finale të Ligës së Kampionëve me Juventusin, por në të tre rastet ka dështuar për ta fituar.